“Kemi një kryetar të tmerrshëm tani…”/ Trump njofton se do të shpallë kryetarin e ri të Rezervës Federale
Presidenti amerikan Donald Trump ka përdorur një pjesë të fjalimit të tij në Davos për të kritikuar kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell. “Do të njoftoj një kryetar të ri të Rezervës Federale në një të ardhme jo shumë të largët”, u shpreh ai. “Kemi një kryetar të tmerrshëm tani, Jerome Powell ‘tepër vonë’. Ai është gjithmonë shumë vonë”, tha Trump. Trump e ka kritikuar vazhdimisht Powellin se është “tepër vonë” për të ulur normat e interesit – dhe e akuzon atë se e ka bërë këtë para zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA për të ndihmuar Joe Bidenin dhe Kamala Harrisin. “Ai ishte shumë mirë për palën tjetër. Pra, do të kemi dikë që është i shkëlqyer. Dhe shpresojmë që ai të bëjë...
Burimi:
ntv.al