“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Pas Venezuelës, Donald Trump i kthen sytë nga Groenlanda, duke shkaktuar alarm në Danimarkë. Kryeministrja e këtij shteti, Mette Frederiksen, i bëri thirrje presidentit amerikan të ndalë kërcënimet mbi marrjen e ishullit të pasur me minerale. Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ajo kujtoi se Danimarka dhe, rrjedhimisht, Groenlanda janë anëtare të NATO-s dhe të mbuluara nga garancitë e sigurisë. Frederiksen tha se Danimarka tashmë ka një marrëveshje mbrojtjeje me SHBA-në, e cila i jep asaj akses në Groenlandë, dhe se vendi ka rritur investimet në siguri në rajonin e Arktikut, shkruan A2 CNN. “Nuk ka asnjë kuptim të flasësh për nevojën e Shteteve të Bashkuara për të marrë Groenlandën. SHBA nuk ka të drejtë të aneksojë asnjërin nga tre vendet që...