Keir Starmer pëson humbje të turpshme në bastionin historik laburist, shtohen zërat për largimin e tij
Partia Laburiste e kryeministrit britanik Keir Starmer pësoi një humbje të rëndë në një zonë të Mançesterit të Madh që e kishte dominuar për gati një shekull, duke thelluar krizën politike brenda partisë dhe duke vënë në pikëpyetje autoritetin e liderit të saj. Kandidatja nga Partia e Gjelbër e Anglisë dhe Uellsit, Hannah Spencer, fitoi garën për vendin vakant parlamentar të Gorton dhe Denton me 40.7% të votave. Në vend të dytë u rendit Reform UK e udhëhequr nga Nigel Farage me 28.7%, ndërsa Laburistët përfunduan të tretët me 25.4%. Rezultati u cilësua “qartësisht zhgënjyes” nga kryetarja e Partisë Laburiste, Anna Turley. Humbja konsiderohet një goditje e fortë për Starmer, i cili kishte investuar personalisht në këtë garë, duke penguar kandidimin e rivalit të tij...
Burimi:
top-channel.tv