Katër vite luftë në Ukrainë/ Rusia akuza Britanisë dhe Francës: Duan të furnizojnë Kievin me armë bërthamore
Rusia ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën se po planifikojnë të furnizojnë Ukrainën me armë bërthamore. Sipas Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), elitat britanike dhe franceze “nuk janë të gatshme të pranojnë humbjen” në luftë dhe për këtë arsye po shqyrtojnë mundësinë e dorëzimit të një bombe bërthamore në Kiev, me qëllim forcimin e pozitës së Ukrainës në negociatat e paqes. SVR pretendon se Gjermania ka refuzuar të mbështesë këtë ide, ndërsa Londra dhe Parisi po “punojnë në mënyrë aktive” për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me furnizimin e mundshëm me armë bërthamore. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cilësoi planet e pretenduara si “jashtëzakonisht të rrezikshme” dhe “shkelje e hapur e normave të së drejtës ndërkombëtare”. Ai shtoi se kjo...
Burimi:
top-channel.tv