Katër muaj pas grabitjes së shekullit, drejtoresha e muzeut të Luvrit jep dorëheqjen
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carr, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen. Ky vendim ka ardhur pas të ashtuquajturës “grabitje e shekullit”. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka pranuar dorëheqjen e saj. Mediat shkruajnë se Macron e ka cilësuar këtë veprim si një akt përgjegjësie. Vjedhja kinematografike në Muzeun e Luvrit shokoi në mbarë botën më 19 tetor, pasi hajdutët rrëmbyen bizhuteritë e Kurorës, që vlerësohen të jenë me vlerë pothuajse 90 milionë dollarë. Kjo u arritu duke përdorur një makinë të zakonshme ngritëse.
Burimi:
kohajone.com