Katari dëbon nga vendi stafin e ambasadës iraniane
Ministria e Jashtme e Katarit deklaroi se ka të drejtën e saj për t’iu përgjigjur sulmeve raketore iraniane në qytetin industrial Ras Laffan. Katari e përshkroi sulmin si një përshkallëzim të rrezikshëm” dhe tha se nuk do të hezitojë të mbrojë sovranitetin e tij. Ndërkaq, Katari shpalli përfaqësuesin e ministrisë së mbrojtjes të Iranit në ambasadën iraniane në Katar si person non grata dhe i urdhëroi atij të largohej nga vendi brenda 24 orëve, shkruan Sky News. “Katari rezervon të drejtën e tij për t’u përgjigjur në përputhje me Nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën e vetëmbrojtjes siç garantohet nga e drejta ndërkombëtare, duke theksuar se nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin,...
Burimi:
opinion.al