Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka thirrur ambasadorin e Izraelit në Itali, Jonathan Peled, për të kërkuar sqarime dhe për të përcjellë një protestë të ashpër lidhur me një incident të rëndë që përfshiu dy karabinierë italianë në shërbim pranë Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Jerusalem. Sipas Ministrisë së Jashtme italiane, dy ushtarakët u ndaluan në territor palestinez, pranë Ramallahut, nga një person i armatosur me rroba civile, i dyshuar si kolon izraelit. Ai i ka kërcënuar me armë automatike dhe i ka detyruar të gjunjëzohen. Ngjarja ndodhi gjatë një inspektimi përgatitor për një mision të ambasadorëve të Bashkimit Europian në një fshat pranë Ramallahut, në territor të Autoritetit Kombëtar Palestinez. Burime qeveritare italiane bëjnë me dije se karabinierët u mbajtën nën kërcënimin...
Burimi:
javanews.al