Kapja e Maduros nga SHBA dhe sulmet në Venezuelë, Presidentja Osmani: Trump po mbron botën nga krimi i organizuar

Kapja e Maduros nga SHBA dhe sulmet në Venezuelë, Presidentja Osmani: Trump po mbron botën nga krimi i organizuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për sulmet e SHBA-së në Venezuelë si edhe për arrestimin e Presidentit Nicolás Maduro e bashkëshortes së tij. Osmani ka deklaruar mbështetje të plotë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se Trump po mbron botën nga krimi i organizuar. “Kosova qëndron fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump në mbështetje të veprimeve të tyre kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës. Presidenti Trump qëndroi në krah të popullit të Venezuelës dhe u përball me shtetin narko të Madurós  duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelet dhe krimi i organizuar. Kjo është ajo se si duket forca dhe udhëheqja amerikane. Populli i Venezuelës meriton liri,...