Kapja e Maduros nga SHBA, BE: Të respektohet ligji ndërkombëtar
Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë dhe arrestimi i presidentit Nicolas Maduro kanë nxitur reagime të shumta nga Bashkimi Evropian, vende të Amerikës Latine, Rusia, Irani dhe liderë politikë ndërkombëtarë. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se ka zhvilluar bisedime me sekretarin amerikan të Shtetit dhe ambasadorin e BE-së në Karakas, duke theksuar se Bashkimi Evropian po e ndjek nga afër situatën dhe bën thirrje për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së. “BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se Maduros i mungon legjitimiteti dhe blloku e ka mbështetur një tranzicion paqësor. Në çdo rrethanë, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të respektohen. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje” tha Kallas. Ministria e Jashtme e Spanjës bëri thirrje për ulje të tensioneve...
Burimi:
opinion.al