Kaosi pas vrasjes së El Mencho-s, Meksika në kërkim të 23 të burgosurve të arratisur

Kaosi pas vrasjes së El Mencho-s, Meksika në kërkim të 23 të burgosurve të arratisur

Policia në Meksikë është vënë në kërkim të të burgosurve që u arratisën nga një burg në Puerto Vallarta, gjatë një vale sulmesh të nisura nga Karteli i Gjeneratës së Re të Jalisco (CJNG) të dielën. Puerto Vallarta ishte ndër qytetet ku CJGN bllokoi rrugët dhe dogji makina si hakmarrje për vrasjen nga forcat e sigurisë të udhëheqësit të tyre, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho“. Gjatë trazirave, burra të armatosur goditën me makinë një nga portat e burgut, duke hapur rrugën për arratisjen e 23 të burgosurve. Siç shkruan BBC, më shumë se 70 persona, përfshirë 25 pjesëtarë të Gardës Kombëtare, u vranë gjatë operacionit për kapjen e El Mencho-s dhe dhunës që pasoi. Juan Pablo Hernández, sekretari i sigurisë për shtetin Jalisco, tha se...