Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros, të shtëna me armë zjarri pranë pallatit presidencial
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në qendër të Karakasit, duke shkaktuar panik dhe masa të menjëhershme sigurie pranë pallatit presidencial Palacio Miraflores. Sipas raportimeve, të shtënat përfshinin armë automatike dhe mitraloza kundërajrorë dhe u përqendruan në zonën ku ndodhet pallati presidencial, aty ku Delcy Rodríguez, e emëruar për të zëvendësuar Nicolás Maduron, u betua një ditë më parë si presidente në detyrë, pas kapjes së Madurros në një operacion ajror amerikan të shtunën. Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë kolona automjetesh ushtarake dhe të blinduara me persona të armatosur, si dhe trupa që përparojnë në formacion luftarak përgjatë rrugëve të kryeqytetit. Në pamje shihen gjithashtu motoçiklistë të armatosur me pushkë, të ngjashëm me njësi paraushtarake që...
Burimi:
ntv.al