Kaos në Meksikë, vritet bosi i drogës “El Mencho”
Bota E Diel, 22 Shkurt 2026 21:18 Kaos total në Meksikë pas vrasjes së Nemesio Oseguerra Ruben Cervantes, i njohur si “El Mencho”, lider i kartelit të drogës Jalisco Nueva Generación (CJNG), gjatë një operacioni ushtarak në shtetin e Jalisco. Lajmi shkaktoi reagime të dhunshme, me sulme, bllokime rrugësh dhe zjarr në automjete, duke përfshirë edhe aeroportin ndërkombëtar të Guadalajara-s. Mediat lokale raportojnë se anëtarë të kartelit përdorën kamionë dhe autobusa të djegur për të bllokuar rrugët kryesore dhe u përfshinë në përplasje me forcat e sigurisë. Në aeroportin e Guadalajara-s u dëgjuan të shtëna, çka detyroi evakuimin e terminaleve dhe ndërprerjen e fluturimeve. Një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në aeroportin e Puerto Vallarta, ku pasagjerët u larguan nga sallat e pritjes nga...
Burimi:
kohajone.com