Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Kaos i madh/ Qeveria ndërpret internetin, jashtë funksionit dhe bankomatet
Bota E Premte, 9 Janar 2026 20:06 Irani është përfshirë nga protesta masive. Mbi 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve me policinë. Sipas BBC qeveria iraniane ka konfirmuar se ka ndërprerë internetin. Ndërprerja e internetit vijon prej 24 orësh. Ky vendim është bërë pas protestave antiqeveritare që shpërthyen në të gjithë vendin. Ministria e Komunikimit e qeverisë thotë se vendimi u mor nga “autoritetet e sigurisë” për shkak të “kushteve mbizotëruese në vend”. Platformat kryesore të mediave sociale, duke përfshirë Telegram, X, Facebook dhe Instagram, janë zyrtarisht të bllokuara në Iran. Ndërprerja e internetit ka bërë që bankomatet të mos funksionojnë dhe nuk ka asnjë mënyrë për të pasur akses në para të gatshme për të paguar blerjet në dyqanet ku kartat...