Kancelari gjerman kritikon ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor: Gabim i madh

Kancelari gjerman kritikon ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor: Gabim i madh

Kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti të martën iniciativën e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor një “gabim të madh” dhe paralajmëroi se kjo mund të minojë zgjidhjen me dy shtete. Ai i bëri thirrje qeverisë izraelite të ndalojë projektin dhe të rishqyrtojë vendimet e saj. Iniciativa, e njohur si “Projekti E1”, u autorizua gushtin e kaluar dhe parashikon 3,400 njësi banimi në një zonë prej 12 km² lindje të Jerusalemit. Merz kërkoi gjithashtu një qëndrim të përbashkët evropian mbi çështjen, duke paralajmëruar se avancimi i projektit mund të “ndërlikonte zgjidhjen me dy shtete”. Nga ana tjetër, Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, mbrojti projektin, duke argumentuar se vendbanimet janë një përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë dhe duke kritikuar Palestinezët për mungesë dialogu....