Kanadaja dhe Franca forcojnë praninë diplomatike në Groenlandë

Kanadaja dhe Franca forcojnë praninë diplomatike në Groenlandë

Bota E Premte, 6 Shkurt 2026 13:51 Kanadaja dhe Franca pritet të hapin sot zyrtarisht konsullata diplomatike në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, një zhvillim që shihet si shenjë mbështetjeje për Danimarkën, aleate e NATO-s, si dhe për vetë ishullin arktik. Ky hap vjen në një moment të ndjeshëm gjeopolitik, pas interesit të shprehur më herët nga Shtetet e Bashkuara për të rritur ndikimin dhe kontrollin mbi territorin gjysmë autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës. Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Anita Anand, ka udhëtuar drejt Nuuk për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të konsullatës kanadeze. Sipas zyrtarëve, kjo prani diplomatike pritet të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fusha si ndryshimet klimatike, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja...