Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria
Për të paktën shtatë ditë, duke nisur nga kjo e hënë, 26 janar, shoferët e kamionëve të mallrave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor do të bllokojnë terminalet kufitare që ndajnë rajonin me shtetet anëtare të BE-së. Protesta fillon në orën 12:00, ku shoferët do t’i parkojnë kamionët në të gjitha pikat kufitare në këto vende dhe do të bllokojnë plotësisht trafikun e mallrave drejt Bashkimit Europian dhe tranzitin nëpër rajon. Kamionistët mblidhen për të protestuar kundër Sistemit të ri të Hyrjeve/Daljeve të Bashkimit Europian, një sistem digjital i projektuar për të regjistruar hyrjen dhe daljen e shtetasve të vendeve të treta në kufijtë e jashtëm të Zonës Shengen, duke përfshirë të dhënat përkatëse të udhëtimit. Ky sistem, sipas shoferëve ballkanas që transportojnë mallra, kërcënon aftësinë...
Burimi:
javanews.al