‘Kam qënë në shtëpinë e tij’/ Lajçak për Epstein: Nuk i mbaj mend ato mesazhe, ndihem si idiot
Miroslav Lajçak deklaroi se nuk i kujtohen mesazhet që ka shkëmbyer me Jeffrey Epstein dhe se nuk mund ta konfirmojë vërtetësinë e tyre, por as nuk mund t’i mohojë. Në një intervistë për Radio Slovakia, ai tha se, pasi i rilexoi mesazhet e publikuara së fundmi, “ndihet si idiot”. Emri i diplomatit sllovak u përmend në publikimin e fundit të dosjeve të lidhura me Epstein të premten. Të nesërmen, Lajçak dha dorëheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit Robert Fico. Deri atëherë, ai kishte shmangur daljet në media, duke reaguar vetëm përmes deklaratave me shkrim, raportuan mediat sllovake. “Sinqerisht, nuk i mbaj mend ato mesazhe. Nuk mund t’i konfirmoj, por as nuk mund t’i mohoj”, tha ai, duke iu referuar korrespondencës së publikuar. “Por kjo...
Burimi:
syri.net