Kaja Kallas paralajmëron për kaos dhe luftë të pafundme në Lindjen e Mesme
Në një intervistë me Financial Times, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, foli për kaosin dhe luftën e pafundme në Lindjen e Mesme.Në të njëjtën kohë, ajo akuzoi qeverinë amerikane se dëshiron të përçajë, “të ndajë Evropën” sepse “nuk e pëlqen” BE-në.“Ajo që mendoj se është në të vërtetë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë është se SHBA-të janë shumë të qarta se duan të ndajnë Evropën. Nuk e pëlqejnë Bashkimin Evropian”, theksoi Kaja Kallas.Ajo shtoi se qasja e Uashingtonit i referohet taktikave të “kundërshtarëve” të saj.
Burimi:
syri.net