“Ka pasur vetëm kontakte indirekte”, ministri i Jashtëm gjerman: Po bëhen përgatitje për bisedime të drejtpërdrejta mes SHBA dhe Iranit në Pakistan

“Ka pasur vetëm kontakte indirekte”, ministri i Jashtëm gjerman: Po bëhen përgatitje për bisedime të drejtpërdrejta mes SHBA dhe Iranit në Pakistan

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se janë duke u bërë përgatitje për bisedime të drejtpërdrejta mes SHBA dhe Iran, raporton Reuters. Sipas raportimeve Wadephul u shpreh se deri më tani ka pasur “kontakte indirekte” mes dy vendeve. Ai shtoi se janë bërë përgatitjet për një takim të drejtpërdrejtë, i cili, sipas tij, pritet të zhvillohet “shumë shpejt” në Pakistan. Top Channel