“Ka 5 ditë kohë”, Trump: Irani ka edhe një shans për paqe!

“Ka 5 ditë kohë”, Trump: Irani ka edhe një shans për paqe!

Donald Trump WASHINGTON- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani ka ende një mundësi për të arritur paqe, duke paralajmëruar se në të kundërt mund të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Trump u shpreh se SHBA kishte planifikuar goditje ndaj objekteve energjetike iraniane, por shtoi se shpreson që një veprim i tillë të mos jetë i nevojshëm. Ai theksoi se ekziston një mundësi e mirë për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve. “Po u japim pesë ditë kohë dhe më pas do të shohim si do të zhvillohen gjërat,” tha Trump, duke lënë të kuptohet se kjo periudhë do të jetë vendimtare për ecurinë e negociatave. Sipas tij, një marrëveshje do të ishte po aq e favorshme sa edhe një përballje e ashpër ushtarake,...