“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat
“Nxënia e fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është për shitje,” tha Macron në një video të publikuar nga BFMTV. Ai theksoi se emocionet e të rinjve nuk duhet të manipulohen nga platformat digjitale dhe algoritmet e huaja. Macron njoftoi gjithashtu se telefonat celularë do të ndalohen edhe në shkollat e mesme, duke e cilësuar këtë si një rregull të qartë për nxënësit, familjet dhe mësuesit. Franca i bashkohet kështu një vale vendesh perëndimore që po ashpërsojnë ligjet për mbrojtjen e të miturve online. Masa vjen pas ligjit historik të Australisë, i cili ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, si dhe pas sinjaleve të ngjashme nga qeveria britanike. Nisma në Francë po udhëhiqet nga deputetja Laure Miller, e cila tha se problemi...
Burimi:
javanews.al