‘Jo një Zvicër me 10 milionë banorë’- Referendum për frenimin e rritjes së popullsisë
Jo një Zvicre me 10 milionë banorë”! Ky është slogani me të cilin Udc, parti e krahut të djathtë ekstrem, ka promovuar referendumin që do të mbahet më 10 qershor dhe që mund të ketë pasoja të rëndësishme për vendin. Qytetarët e Zvicra do t’u drejtohen kutive të votimit për të vendosur mbi kufizimin e popullsisë rezidente në një maksimum prej 10 milionë banorësh. Nëse iniciativa, e kundërshtuar nga qeveria dhe Parlamenti, miratohet përmes votës popullore, mekanizmi do të aktivizohet sapo numri i banorëve të kalojë pragun prej 9.5 milionësh. Në praktikë, do të vendoseshin kufizime për hyrjet e reja në vend, përfshirë azilkërkuesit dhe rastet e ribashkimit familjar. Aktualisht, popullsia zvicerane llogaritet rreth 9.1 milionë banorë.
Burimi:
syri.net