“Jeta vazhdon”, banorët e Tel Avivit flasin për Top Channel: Irani do të mundet

“Jeta vazhdon”, banorët e Tel Avivit flasin për Top Channel: Irani do të mundet

Të gjetur nën sulmin e raketave iraniane, banorët e Tel Avivit shmangin të dalin jashtë nëse nuk e kanë një arsye serioze për ta bërë këtë. Ekipi i Top Channel në Izrael vizitoi një ndër zonat të cilat preferohen prej banorëve për shëtitje. Ata shprehen për korrespodentin e TCH, Artur Bibe, i cili ndodhet në frontin e luftës, se jeta vazhdon me gjithë kufizimet e detyruara por lufta ishte një zgjedhje e imponuar për vendin. Me SHBA në krah dhe me aleatët e tjerë ata janë të bindur se Irani do të mundet. Madje ata shprehin edhe dëshirën për të vizituar Shqipërinë pasi e quajnë një vend mik të bukur dhe mikpritës për qytetarët e izraelit. Top Channel