Jep dorëheqjen zyrtari i lartë amerikan i Antiterrorit, i bën thirrje Trump për luftën: Ndrysho kursin
Drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit në SHBA, Joe Kent, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj luftës së vazhdueshme në Iran. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Kent tha se vendimi erdhi pas një periudhe të gjatë reflektimi. “Pas shumë shqyrtimesh, kam vendosur të jap dorëheqjen si drejtor i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, me efekt të menjëhershëm. Nuk mundem, me ndërgjegje të pastër, të mbështes luftën e vazhdueshme në Iran”, shkroi ai. Kent shtoi se, sipas vlerësimit të tij, Irani nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për Shtetet e Bashkuara dhe pretendoi se përfshirja në konflikt erdhi si pasojë e presionit nga Izraeli dhe lobet pro-izraelite në SHBA dhe i kërkoi presidentit Trump të ndryshojë...
Burimi:
top-channel.tv