Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Jemi në bisedime konstruktive”/ I dërguari i Moskës për Ukrainën paralajmëron: Rrezikojmë Luftën e Tretë Botërore
I dërguari i Moskës në bisedimet për Ukrainën, Kirill Dmitriev, i ka cilësuar si “konstruktive” takimet e zhvilluara në Miami me përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara, duke njoftuar se negociatat do të vijojnë edhe të dielën. Dmitriev, i dërguar special i presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi për mediat ruse se bisedimet me të dërguarin presidencial amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner janë zhvilluar në një klimë pozitive. “Diskutimet po vazhdojnë në mënyrë konstruktive”, tha ai, sipas agjencive RIA Novosti dhe TASS. Duke komentuar zhvillimet politike në SHBA, Dmitriev ashpërsoi tonet, duke akuzuar të ashtuquajturin “Shtet i Thellë” amerikan se po përpiqet të nxisë një konflikt global. Sipas tij, përhapja e asaj që e quajti “paranojë anti-ruse” në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar...