“Jeffrey u vra”, vëllai i Epstein akuzon Departamentin Amerikan të Drejtësisë për mbulim të krimit
Vëllai i financierit të dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein, ka deklaruar se ai beson se vdekja e tij në burg nuk ishte vetëvrasje, por vrasje, duke akuzuar autoritetet amerikane për fshehje të së vërtetës. Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg të New York më 10 gusht 2019. Në një intervistë për BFMTV, Mark Epstein tha: “Në këtë fazë, unë e di që ai është vrarë”, duke shtuar se ekspertë mjeko-ligjorë që ai kishte sjellë për identifikimin e trupit nuk arritën fillimisht të konkludonin vetëvrasje dhe se gjetjet “dukeshin më shumë si vrasje”. Megjithatë, disa ditë pas autopsisë, rezultatet zyrtare e shpallën shkakun e vdekjes vetëvrasje me varje. Vëllai i tij këmbëngul se Epstein “dinte shumë”, duke pretenduar se...
Burimi:
top-channel.tv