“Je reporterja më e keqe, nuk buzëqesh asnjëherë”/ Trump “riciklon” inatet e vjetra, përplaset me gazetaren e CNN-it pas pyetjeve për Epstein

“Je reporterja më e keqe, nuk buzëqesh asnjëherë”/ Trump “riciklon” inatet e vjetra, përplaset me gazetaren e CNN-it pas pyetjeve për Epstein

Këmbëngulja e korrespondentes së CNN-it, Kaitlan Collins për pyetje rreth Jeffrey Epstein gjatë një takimi të presidentit me gazetarë në Zyrën Ovale, e ka nxehur keq Donald Trumpin. Sipas The Guardian, tensioni nisi kur Collins vuri në dukje përpjekjet e Trump për t’i paraqitur gjetjet nga grupi i fundit i dosjeve të Epstein si “problematike vetëm për Demokratët”, duke theksuar se dokumentet nxirrnin në pah edhe lidhje të afërta të financierit me dy aleatë të Trumpit- Elon Musk dhe Howard Lutnick, sekretarin e tij të tregtisë. Presidenti reagoi duke nënkuptuar ekzistencën e një “komploti kundër tij”. Kur ai tentoi ta mbyllte diskutimin duke thënë se “ndoshta është koha që vendi të kalojë në një fazë tjetër”, Collins e pyeti: “Por çfarë do t’u thoshit njerëzve...