JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

Një bisedë telefonike e tensionuar është zhvilluar të hënën mes zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raportoi Axios. Sipas raportimit, Vance ka kritikuar ashpër Netanyahun, duke e akuzuar se i ka “shitur” presidentit Donald Trump idenë e një lufte “të lehtë” kundër Iranit. Sipas burimeve, Vance ka vënë në dyshim mënyrën se si Netanyahu e kishte paraqitur si shumë të mundshme një ndryshim regjimi në Iran. “Para luftës, Bibi ia kishte prezantuar presidentit si diçka të lehtë, duke e bërë ndryshimin e regjimit të dukej shumë më i arritshëm sesa ishte realisht. Zëvendëspresidenti kishte një pasqyrë të qartë për disa nga këto deklarata”, citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan për Axios, duke përdorur nofkën e Netanyahut. Pas telefonatës, një tjetër zyrtar amerikan deklaroi se Izraeli po...