Japonia goditet nga një seri tërmetesh, sa ishte magnituda

Japonia goditet nga një seri tërmetesh, sa ishte magnituda

Japonia goditet nga një seri tërmetesh sot, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Epiqendra e tërmetit më të fortë ishte në ishullin Honshu, në një thellësi prej shtatë kilometrash dhe në një distancë prej 18 kilometrash nga qyteti i Matsumotos. Honshu u godit gjithashtu nga tërmete me magnitudë 4.7 dhe 4.3. Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistrua gjithashtu në veri të ishullit Hokkaido, në det të hapur, dhe nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami për të. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.