Japoni, 82% e qytetarëve kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Iran
Një shumicë e madhe e publikut japonez është shprehur kundër ndërhyrjes ushtarake të SHBA-ve në Iran, duke rritur presionin mbi qeverinë e kryeministres Sanae Takaichi për të përcaktuar një qëndrim zyrtar mbi konfliktin në Lindjen e Mesme. Sipas një sondazhi kombëtar të kryer gjatë fundjavës nga gazeta liberale Asahi Shimbun me mbi 1,100 votues, 82% e të pyeturve janë shprehur kundër sulmit të përbashkët SHBA-Izrael ndaj Teheranit, ndërsa vetëm 9% e mbështesin. Kjo shifër tregon një rritje të ndjeshme të opozitës krahasuar me marsin e vitit 2003, kur 59% e të pyeturve ishin kundër pushtimit të Irakut. Kryeministrja Takaichi ka shmangur deri tani gjykimet ligjore mbi operacionin, duke deklaruar se dëshiron të “përmbahet nga vlerësime juridike”. Një qëndrim i tillë i kujdesshëm nuk ka bindur...
Burimi:
syri.net