“Janë fshehur si minjtë”/ Zyrtari iranian i përgjigjet ashpër Hegseth: I keni udhëheqësit në ishullin e Epsteinit

“Janë fshehur si minjtë”/ Zyrtari iranian i përgjigjet ashpër Hegseth: I keni udhëheqësit në ishullin e Epsteinit

Kreu i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, i është përgjigjur ashpër Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, pas deklaratave të këtij të fundit për udhëheqjen iraniane. “Z. Hegseth! Udhëheqësit tanë kanë qenë dhe ende janë mes popullit. Po tuajt? Në ishullin e Epsteinit!”, u shpreh ai në X. Reagimi i tij erdhi pasi Hegseth deklaroi gjatë një konference për shtyp se udhëheqja iraniane “është e dëshpëruar dhe po fshihet”. “Ata janë futur në fshehtësi, duke u fshehur, siç bëjnë minjtë”, u shpreh shefi i Pentagonit. Në postimin e tij, Larijani publikoi gjithashtu dy video ku shfaqen presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, dhe kreu i gjyqësorit, Gholam Hossein Mohseni Eje’i, duke marrë pjesë në aktivitete. Top Channel