“Jam presidenti i Venezuelës”/ Realiteti i ri i Maduros: Nga pallati Miraflores, në një qeli 2 me 3 në Brooklyn
Nicolas Maduro BROOKLYN- Përmes një artikulli media spanjolle ABC ka përshkruar realitetin e ri të ish-liderit të fortë të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili është i mbyllur në një hapësirë të ngushtë paraburgimi, pas një dere të rëndë metalike, me një shtrat të fiksuar në mur dhe zhurmën metalike të mekanizmave të kyçjes që përcaktojnë ritmin e jetës së tij të përditshme. Sipas burimeve të njohura me situatën e tij dhe të cituara nga media, natën heshtjen e burgut e thyen zëri i tij, i dëgjuar nga qelia: "Unë jam presidenti i Venezuelës! I thuaj vendit tim se jam rrëmbyer dhe se po na keqtrajtojnë këtu." Kjo skenë e veçantë nuk është regjistruar në asnjë vendim gjykate apo procedurë zyrtare. Megjithatë, është një rrëfim që,...
Burimi:
zeri.ai