“Jam i lumtur që vdiq”/ Donald Trump shokon me deklaratën për ndarjen nga jeta të ish-drejtorit të FBI: Nuk mund të dëmtojë më të pafajshëm
Robert Mueller, ish-drejtori i FBI-së dhe udhëheqësi i një hetimi politik shumë të ndjeshëm ndaj Donald Trump, ka vdekur në moshën 81-vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u raportua nga mediat amerikane, duke cituar një deklaratë familjare, pa dhënë vendin apo shkakun e ndarjes nga jeta. Komenti i Presidentit Donald Trump nuk vonoi, duke shkruar në platformën e tij Truth Social: “Robert Mueller sapo vdiq. Mirë, jam i lumtur që vdiq. Nuk mund të dëmtojë më njerëz të pafajshëm”. Mueller shërbeu si drejtori i FBI-së për 12 vite, duke nisur pak para sulmeve të 11 shtatorit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara, dhe gjatë mandatit të tij forcoi ndjeshëm misionin e zbulimit dhe kundërterrorizmit të agjencisë. Pas largimit nga FBI, ai u emërua si këshilltar special...
Burimi:
top-channel.tv