Izraelitet po përdorin një armë lazer, e quajtur Iron Beam, e ndërtuar për t’i luftuar “kërcënimet e ndryshme ajrore”
Amos Chapple Pamje të luhatshme amatore të cilat shfaqnin raketa që dukej sikur zhdukeshin në shkëndijat e shpërthimeve mbi Liban, u shpërndanë në internet më 2 mars, së bashku me pretendimet se videot tregonin pasojat e veprimit të një arme izraelite të mbrojtjes ajrore, në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme po vazhdon. Këto pretendime janë kundërshtuar gjerësisht, por një element i diskutimit bazohet në realitet: që nga dhjetori 2025, ushtria izraelite ka vendosur në përdorim një armë lazer, e quajtur Iron Beam, e ndërtuar për t’i luftuar “kërcënimet e ndryshme ajrore” me të cilat përballet Izraeli. Sistemi kundërajror me lazer i Izraelit, Iron Beam, gjatë provave në shtator 2025. Rrezet lazer të paraqitura këtu janë kapur me një kamerë të specializuar dhe...
Burimi:
kohajone.com