Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/ Sulmi me precizion kirurgjikal në zemër të Iranit dhe “hileja” me fundjavën

Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/ Sulmi me precizion kirurgjikal në zemër të Iranit dhe “hileja” me fundjavën

Eliminimi i liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, konsiderohet një operacion me precision të madh, i cili tregoi fuqinë e teknologjisë moderne. Sipas raportimeve, gjeneralët izraelitë, në kushte të plota sekreti dhe duke përdorur një taktikë të zgjuar çorientimi, arritën të zbatojnë një operacion eliminimi që tashmë po konsiderohet si një rast studimi në historinë e strategjisë ushtarake. “Truku” i Izraelit Sipas një raporti të publikuar nga media britanike Daily Mail, operacioni nisi me një strategji të thjeshtë, por shumë të zgjuar, të krijohej përshtypja se komandantët izraelitë do të largoheshin nga detyrat e tyre për fundjavën. Madje Izraeli publikoi edhe imazhe dhe njoftime që tregonin gjeneralët duke u kthyer në shtëpitë e tyre për darkën tradicionale të Shabatit. Ky veprim kishte për qëllim të...