Izraeli vijon ekzekutimet e zyrtarëve të lartë iranianë: Eliminuam udhëheqësin e milicisë

Izraeli vijon ekzekutimet e zyrtarëve të lartë iranianë: Eliminuam udhëheqësin e milicisë

Forcat ajrore izraelite kanë vrarë Gholamreza Soleimanin, komandantin e njësisë paraushtarake iraniane Basij, që ka qenë aktiv në shtypjen e protestave antiqeveritare në Iran. Sipas një njoftimi të IDF-së në Telegram, Soleimani ka qenë në krye të Basijit, një milici e lidhur me Gardën Revolucionare, për gjashtë vjet. Operacioni u krye të hënën dhe synonte goditjen e udhëheqësit të milicisë. Ende nuk ka asnjë reagim nga mediat ose autoritetet iraniane mbi këtë ngjarje. Top Channel