Izraeli sulmon Iranin, synohet eliminimi i Khameneit dhe Pezeshkianit, BOMBARDOHET shtëpia e ish-presidentit
Ayatollah Khamenei dhe presidenti Masoud Pezeshkian. IRAN- Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë nisur një operacion të përbashkët ndaj Iranit, duke goditur objektiva kyç të liderëve iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem Ayatollah Khamenei dhe presidentin Masoud Pezeshkian. Një zyrtar izraelit tha se udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, dhe presidenti Masoud Pezeshkian ishin të targetuar. Një burim iranian afër qeverisë ka raportuar se disa komandantë të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit dhe zyrtarë politikë janë vrarë, por këto informacione nuk janë verifikuar ende. Agjencia e lajmeve iraniane Tasnim raportoi se presidenti Pezeshkian gëzon shëndet të plotë e ndërsa Ayatollah Khamenei është fshehur në një vend të sigurt. Shtëpia e ish-presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinejad, e ndodhur në Sheshin 72 në lagjen Narmak të Teheranit, raportohet...
Burimi:
zeri.ai