Izraeli po pret SHBA-në për të larë ‘hesapet’ me Iranin

Izraeli po pret SHBA-në për të larë ‘hesapet’ me Iranin

Ndërsa Donald Trump po shqyrton mundësinë e goditjeve ushtarake kundër Iranit, një nga mbështetësit më të zëshëm dhe më të ashpër të rrëzimit të regjimit në Teheran ka qëndruar në heshtje të dukshme: Benjamin Netanyahu. Përveç një deklarate të shkurtër këtë të diel, ku vlerësoi "guximin e qytetarëve iranianë", kryeministri izraelit ka folur pak për protestat mbarëkombëtare dhe shtypjen e dhunshme që kanë tronditur Republikën Islamike javët e fundit. Por pavarësisht formës që mund të marrë ndërhyrja e premtuar nga Trump, veprim ushtarak, bisedime nën kërcënimin e sulmeve, apo një kombinim sulmesh kibernetike dhe sanksionesh më të thella për të ringjallur protestat, një regjim iranian i dobësuar do ta anonte edhe më shumë balancën rajonale në favor të Izraelit. Yaakov Amidror, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare...