Izraeli po planifikon sulm tokësor në Liban kundër Hezbollahut, zyrtari i lartë izraelit: Do bëjmë atë që bëmë në Gaza

Izraeli po planifikon sulm tokësor në Liban kundër Hezbollahut, zyrtari i lartë izraelit: Do bëjmë atë që bëmë në Gaza

Izraeli po përgatitet për një operacion tokësor në shkallë të gjerë në Libanin jugor, me qëllim “shpërbërjen” e forcave të Hezbollahut në jug të lumit Litani, sipas një raporti nga Axios që citon zyrtarë izraelitë dhe amerikanë. Operacioni, siç raportohet, parashikon pushtimin e të gjithë zonës në jug të lumit Litani dhe eliminimin e infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut. Ky operacion do të jetë më i madhi i kryer në Liban që nga lufta e vitit 2006. “Ne do të bëjmë atë që bëmë në Gaza”, tha një zyrtar i lartë izraelit për Axios. Operacioni u planifikua pas sulmit të Hezbollahut ndaj Izraelit, kur më shumë se 200 raketa u qëlluan në vend, në koordinim me veprimet e Gardës Revolucionare (IRGC). Top Channel