Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës
Blloqet e betonit që dikur shënonin Vijën e Verdhë, gjatë këtyre muajve armëpushimi janë kthyer në 32 poste ushtarake me llogore dhe në një barrierë prej 16 kilometrash. Në Gaza, inxhinierët e ushtrisë — sipas Haaretz, pas analizimit të imazheve satelitore — po e shndërrojnë këtë vijë ndarëse në një kufi të përhershëm mes zonës së kontrolluar nga ushtria dhe pjesës tjetër që kontrollohet nga Hamasi. Kjo po ndodh edhe pse “plani i paqes” i propozuar nga Donald Trump parashikon tërheqjen e plotë të trupave izraelite. Kryeministri Benjamin Netanyahu e kushtëzon këtë duke thënë: “kur dhe nëse Hamasi çarmatoset”. Ai beson se një forcë ndërkombëtare, që ende nuk është krijuar dhe vendosur në Gaza, nuk do të arrijë ta çmilitarizojë territorin. Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë...
Burimi:
javanews.al