Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në zona banimi në jug të Libanit më herët këtë muaj, duke shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar. Janë këto gjetjet e raportit të fundit organizata e të drejtave të njeriut me seli në Nju Jork Human Rights Watch (HRW). Në raportin e publikuar të hënën, konfirmohet autenticiteti i shtatë fotografive që tregojnë municione me fosfor të bardhë të lëshuara mbi një zonë banimi në Yohmor, në jug të Libanit, ku shpërthyen zjarre në të paktën dy shtëpi më 3 mars. Ramzi Kaiss, studiues për Libanin në Human Rights Watch, tha se përdorimi i paligjshëm nga ushtria izraelite i fosforit të bardhë mbi zonat e banuara është jashtëzakonisht alarmues dhe do të ketë pasoja të rënda për civilët. “Efektet ndezëse të...