Izraeli paralajmëron sulme pranë zonës së protestave në Teheran
Izraeli ka paralajmëruar për mundësinë e sulmeve në Teheran, konkretisht në zonën ku pritet të zhvillohet marshimi për Ditën Al-Kuds, një protestë që organizohet çdo vit në shenjë solidariteti me Palestinën. Paralajmërimi lidhet me zonën përreth Universitetit të Teheranit, e cila që nga orët e para të mëngjesit është mbushur me protestues. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në këtë zonë janë mbledhur tashmë miliona qytetarë iranianë. Universiteti i Teheranit shërben gjithashtu si vendi ku zhvillohen lutjet e së premtes në kryeqytet, dhe pikërisht aty pritet që protestuesit të grumbullohen në mesditë. Në paralajmërimin e publikuar thuhet se ushtria izraelite “do të zhvillojë operacione në këtë zonë gjatë orëve në vijim”, duke ngritur shqetësime për përshkallëzim të situatës në kryeqytetin iranian.
Burimi:
syri.net