Izraeli nis një valë të re sulmesh drejt Bejrutit, objektivi është infrastruktura e Hezbollahut
Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ajrore drejt kryeqytetit të Libanit, Bejrut. Në një mesazh në Telegram në anglisht, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bëjnë të ditur se objektivi i sulmeve është “infrastruktura e Hezbollahut”. Sipas njoftimit, goditjet po kryhen në periferinë jugore Dahieh të qytetit, një zonë e njohur si bastion i Hezbollahut. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv