Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: Hera e parë në dekada, jemi të trishtuar

Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: Hera e parë në dekada, jemi të trishtuar

Për herë të parë prej dekadash, xhamia Al-Aksa u mbyll gjatë Bajramit të Madh, duke detyruar besimtarët që të luten jashtë dyerve të saj. Pasi iu ndalua hyrja në kompleksin e ndodhur pranë mureve të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit, qindra myslimanë u mblodhën të kremtonin pranë xhamisë, ku turmat që kerkonin hapësirë për lutje u përballën me gazin lotsjellës të policisë izraelite, e shumë prej tyre u detyruan të luteshin në rrugët përreth. Autoritetet izraelite shpjeguan se kufizimet ishin vendosur për arsye sigurie pas shpërthimit të konfliktit me Iranin më 28 shkurt. Mbyllja ka prekur të gjitha vendet e shenjta në Qytetin e Vjetër, përfshirë këtu dhe Al-Aksan. Zyrtarët e Administratës Civile të Izraelit konfirmuan më herët në mars se qasja do të mbetej...