Izraeli kërcënon me pushtim të Libanit nëse vazhdojnë sulmet e Hezbollahut

Izraeli kërcënon me pushtim të Libanit nëse vazhdojnë sulmet e Hezbollahut

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi të enjten se do të zgjerojë operacionet ushtarake dhe do të pushtojë pjesë të Libanit, nëse qeveria në Bejrut nuk e ndalon milicinë Hezbollah të qëllojë qytetet izraelite. Ushtria izraelite do të “marrë territorin dhe do t’i marrë gjërat në duart e veta”, tha Katz në një takim me zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës, sipas zyrës së tij. Ai tha se ia kishte përcjellë paralajmërimin Presidentit libanez Joseph Aoun. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Katz thuhet se tashmë i kanë dhënë udhëzime ushtrisë, që të "përgatitet për të zgjeruar aktivitetet e saj në Liban". Milicia Hezbollah e mbështetur nga Irani duhej të çarmatosej sipas një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin të përfunduar në nëntor 2024, por ende...