Izraeli: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit
Bota E Enjte, 12 Mars 2026 17:33 Ministria e Jashtme izraelite bën me dije se regjimi iranian po lëshon raketa në Jeruzalem, njëra prej të cilave goditi vetëm disa qindra metra larg qytetit të vjetër, që njihet edhe si qendra e 3 besimeve fetare. “Regjimi iranian po lëshon raketa në Jerusalem, njëra prej të cilave goditi vetëm disa qindra metra larg Qytetit të Vjetër, Murit Perëndimor, Xhamisë Al-Aksa dhe Kishës së Varrit të Shenjtë”, ka shkruar Ministria e Jashtme në rrjetin social ‘X’, ku ka publikuar edhe pamje nga sulmi. “Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së besimtarëve është e para. Kjo është arsyeja pse lutjet në të gjitha vendet e shenjta janë pezulluar përkohësisht”, vijon më tej mesazhi i Ministrisë.
Burimi:
kohajone.com