Izraeli godet zyrtarët iranianë të Inteligjencës, vritet zv.ministri dhe kreu i divizionit të spiunazhit
Në një deklaratë të re, Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) thotë se ka vrarë Sayed Yahya Hamidi, zv.ministrin iranian të inteligjencës për çështjet izraelite. Po ashtu, është vrarë Jalal Pour Hossein, kreu i divizionit të spiunazhit në ministrinë e inteligjencës, si dhe zyrtarë të tjerë të “regjimit”, thuhet në deklaratë. Deklarata nuk jep detaje se si, kur apo ku janë vrarë. Gjithashtu shton se selia e Ministrisë iraniane të Inteligjencës në Tehran u godit “pak kohë më parë”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv