Izraeli gati për luftë të zgjatur, Irani sfidon Trump: Do minojmë të gjithë Hormuzin

Izraeli gati për luftë të zgjatur, Irani sfidon Trump: Do minojmë të gjithë Hormuzin

Teherani iu përgjigj ultimatumit të Donald Trump me kërcënimin se tani, do te minoje krejtësisht Ngushticën e Hormuzit. “Këtë herë, së bashku me ngushticën e Hormuzit, i gjithë Gjiri Persik do të bllokohet praktikisht, dhe përgjegjësia për këtë do të bjerë mbi palën kërcënuese: Kjo është hakmarrja e paralajmëruar nga Gardianët e Revolucionit, apo Pasdaranët, siç njihen ndryshe, nëse presidenti amerikan urdhëron vërtet bombardimin e centraleve elektrike iraniane me skadimin e afatit që përfundon sot. “Do të nisim nga centrali më i madh”, kishte shkruar Trump në rrjetin e tij social Truth Social. “Kjo do të funksionojë, me Iranin që përballet me shkatërrimin total”, përsëriti ai mbrëmjen e së dielës. Strategjia e ndjekur nga kreu i Shtëpisë së Bardhë u përshkrua nga Sekretari i Thesarit,...