Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, shpëton vetëm presidenti Pezeshkian

Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, shpëton vetëm presidenti Pezeshkian

Bota E Martë, 17 Mars 2026 15:11 Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në një sulm ajror, duke paralajmëruar se do të “vazhdojë gjuetinë” ndaj liderëve të vendit. Vdekja e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei u njoftua një ditë pas sulmeve amerikane-izraelite ndaj Iranit. Gjithashtu në valën e parë të sulmeve u vranë këshilltari i sigurisë Ali Shamkhani , ministri i mbrojtjes Amir Nasirzadeh, komandanti i Gardës Revolucionare, gjenerali Mohammad Pakpour dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura, Abdolrahim Mousavi. I vetmi lider që i ka shpëtuar Izraelit është presidenti, Masoud Pezeshkian, i cili që nga fillimi i konfliktit të armatosur nuk ka bërë dalje fizike, por vetëm videomesazhe.