Izraeli diskuton sulmin ndaj Iranit/ Netanyahu mbledh kabinetin, rritet frika për përplasje ushtarake në Lindjen e Mesme

Izraeli diskuton sulmin ndaj Iranit/ Netanyahu mbledh kabinetin, rritet frika për përplasje ushtarake në Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thirrur një takim të nivelit të lartë të sigurisë, ku morën pjesë zyrtarë kryesorë të mbrojtjes dhe inteligjencës së vendit. Mes tyre ishte edhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, i cili është kthyer së fundmi nga Shtetet e Bashkuara, ku zhvilloi bisedime me zyrtarë amerikanë për Iranin. Në takim ka qenë i pranishëm edhe kreu i Mossad-it, David Barnea, sipas transmetuesit shtetëror izraelit KAN. Mediat raportojnë se Zamir udhëtoi drejt SHBA-së me një avion privat për të shmangur vëmendjen dhe se gjatë vizitës ka kërkuar të bindë Uashingtonin të ndërmarrë një sulm ndaj Iranit. Një zyrtar izraelit që preferoi të ruante anonimitetin, u shpreh se presidenti amerikan Donald Trump po favorizon një linjë negociatash të ashpra me...